Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj priti në takim KB Dardanët, fitues të Kupës së Kosovës në ligën e dytë

2021/03/03 - 12:24

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Merturi, sot kanë pritur në takim kryetarin e klubit të basketbollit nga Klina “Dardanët”, Naim Ismajli, trajnerin Jeton Bojaj dhe lojtarë të këtij klubi.
Kryetari Elezaj i uroi kryesinë e klubit dhe lojtarët për kupën e fituar dhe tha se sukseset e klubeve sportive në Klinë dhe të rinjve të Klinës na bëjnë krenarë të gjithë qytetarëve.
Elezaj tha se do të vazhdojnë të ndihmojnë klubet sportive me mjete financiare dhe pas sukseseve të arritura nga KB Dardanët mbështetja nga komuna do të rritet.
Kryetari Elezaj po ashtu njoftoi të pranishmit për projektet që janë planifikuar për të rinjtë dhe sportin në përgjithësi në Klinë, si ndërtimi i fushës së tenisit në Klinë.
Trajneri i klubit, Jeton Bojaj, falënderoi kryetarin Elezaj për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë për klubin dhe sportistët në Klinë, e cila është e domosdoshme për zhvillimin e garave sportive e po ashtu për zbulimin e talenteve të rinj.
KB Dardanët janë fitues të Kupës së Kosovës në ligën e dytë të garave për vitin 2021 dhe janë pretendentë kryesor për t`u inkuadruar në ligën e parë të Kosovës.