Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj priti në takim kryetarin e Unionit Shqiptaro-Gjerman, Nuhi Krasniqin

2021/02/03 - 4:18

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka pritur në takim kryetarin e Unionit Shqiptaro-Gjerman, qendrës në Gjermani, z. Nuhi Krasniqi dhe kryetarin e degës në Kosovës, z. Nuredin Imeraj, me të cilët kanë diskutuar lidhur me aktivitetet e këtij Unioni dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Kryetari Elezaj ka falënderuar z. Krasniqi dhe z. Imeraj për vizitën dhe ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Në fund të takimit u dakorduan që Unioni Shqiptaro-Gjerman, misioni i së cilës është avancimi i marrëdhënieve kulturore e arsimore në mes të Kosovës dhe vendeve gjermanofolëse, të hapë një zyre në Klinë.