Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E AGJENCISË SË SATISTIKAVE TË KOSOVËS

2023/01/18 - 9:44

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Elezaj gjatë këtij takimi është informuar lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, organizimin, metodologjinë si dhe obligimet ligjore mes palëve që ky proces të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata gjithashtu u dakorduan që bashkëpunimi do të jetë në nivelin e duhur për parapërgatitjen deri në fillimin e këtij procesi.
Regjistrimi i popullsisë do të fillojë me datë 1 shtator 2023.