Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj priti përfaqësuesit e organizatës të UNDP-së

2018/04/17 - 3:08

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar  nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike,  Ibër Elezaj, pritën  përfaqësuesit të organizatës të UNDP-së, në krye me udhëheqësen e kësaj organizate, znj.  Xhevrije Berisha.

Në këtë takim, Kryetari i Komunës, z. Elezaj, nga zyrtarja Berisha u informua me rrjedhat rreth projektit rajonal, “Ngritja e rrjetit për forcimin e aftësive ripërtëritëse nga fatkeqësitë në Evropën Juglindore”, ku Komuna e Klinës ishte përzgjedhur në kuadër të pesë Komunave në nivel të Kosovës për krijim e rrjetit të bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore.

Me këtë rast, po ashtu u diskutua mbi planin e punës dhe aktiviteteteve të radhës të zyrtarizimit të këtij rrjeti të bashkëpunimit.