Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj takoi kryetarin e Bashkisë së Hasit, z. Liman Morina

2021/09/17 - 10:37

Kryetari i Komunës së Klinës prof. dr. Zenun Elezaj, dhe Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina, u takuan dje në një takim të përbashkët të realizuar në kuadër të projektit “KAPËRCIM I GJELBËR – drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, zbatuar në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Komuna Klinë dhe Balkan Green Foundation.

Të dy kryetarët diskutuan mbi zbatueshmërinë e projektit, të arriturat dhe përfitimet që do të kenë këto dy komuna në mbrojtjen e mjedisit dhe stimulimin e ekonomisë së gjelbër.
Për më tepër, gjatë takimit u dakordua për rritje të bashkëpunimit dhe shkëmbim të përvojave në avancimin e turizmit, mbrojtjes së mjedisit dhe vlerave të përbashkëta që ndajnë si komuna.