Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj takoi kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Beqirin

2020/09/22 - 4:03

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Merturi, kanë pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, z. Jeton Beqirin me bashkëpunëtorë të federatës, me të cilët kanë biseduar lidhur me investimet që ka bërë Komuna e Klinës në sport dhe për planifikimet që kanë për vitin e ardhshëm.

Kryetari Elezaj falënderoi z. Beqiri për vizitën dhe e informoi atë për investimet që ka bërë Komuna në sport dhe për mbështetjen që i`u ka dhënë klubeve të pingpongut.

Ai theksoi se si institucione lokale do të vazhdojmë mbështetjen për klubet, në mënyrë që të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e talenteve të rinj.

Në anën tjetër kryetari i Federatës, z. Jeton Beqiri, falënderoi kryetarin Elezaj për pritjen, mbështetjen që i`u ka dhënë klubeve të pingpongut si dhe e njoftoi se Federata e Pingpongut është në pritje të një kontingjenti me pajisje sportive nga Federata Botërore e Pingpongut, pajisje këto të cilat do t`i shpërndahen klubeve në Kosovë.