Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj takoi ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitajn

2021/02/16 - 9:52

Sot, kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka takuar ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve dhe gjendjen e shtretërve për lumin “Drini i Bardhë” dhe lumenjtë tjerë.

Kryetari Elezaj dhe ministri Nitaj janë pajtuar që të themelojnë një fond me bashkëfinancim të Ministrisë dhe Komunës për pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të këtyre lumenjve, me theks të veçantë segmentin e lumit “Drini i Bardhë” te restorantet afër “Gurit” të Zi”.