Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj takoi përfaqësuesit e projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) të përfaqësuar nga Nicu Fota

2020/11/19 - 4:33

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i DSHMS, Shemsedin Berisha, drejtori i QKMF-së, Anton Shllaku dhe doktori Gazmend Bojaj, sot kanë pritur në takim përfaqësuesit e projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”(AQH), të përfaqësuar nga Nicu Fota dhe Dr. Qamile Ramadani.

Gjatë këtij takimi u diskutuan pikat e implementimit të projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”(AQH) në Komunën e Klinës, e cila është një ndër 8 komunat e përzgjedhura në Kosovë.

Ky projekt, i cili është i  financuar nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, do të implementohet në vitet 2020-2023, ndërsa qëllimi i projektit është të përmirësojë shëndetin e popullatës së Komunës së Klinës.

Projekti ka për qellim që të ofrojë shërbime për të moshuarit, të sëmurët kronik, siguron ofrimin e shërbimeve cilësore në KPSH si dhe përmirëson njohuritë e