Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ TAKON AVOKATIN E POPULLIT

2024/09/25 - 11:59

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, kanë marrë pjesë në një tryezë diskutimi, të organizuar për të diskutuar për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend, me ftesë të Avokatit të Popullit, z. Naim Qelaj.

Tryeza kishte për qëllim diskutimin dhe informimin e qytetarëve dhe të publikut të gjerë mbi kompetencat dhe punën e Avokatit të Popullit, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut si dhe të lirive themelore në vend.

Kryetari Elezaj theksoi se tryezat e tilla mes institucioneve të kësaj rëndësie janë të mirëpritura në Klinë dhe potencoi se Komuna e Klinës i ka mirë të rregulluara me vendime e dokumente tjera strategjike, mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave themelore. Mirëpo, ballafaqimi me sfidat mbetet i vazhdueshëm e kjo sjellë nevojën e bashkëpunimit çdoherë me institucionet qendrore.

Tryeza e rrumbullakët, gjithashtu, kishte synim të zhvillojë diskutim me përfaqësues të institucioneve publike, shoqëria civile dhe qytetarët mbi respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut; respektimin e të drejtave të qytetarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë; fuqizimin e bashkëpunimit me institucione të nivelit lokal; informimin mbi rolin, mandatin dhe punën e Avokatit të Popullit, si dhe shkëmbimin e përvojave, sfidave dhe praktikave të mira për përmirësimin e qeverisjes dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend.