Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj u takua me banorët e fshatit Çabiq

2018/07/05 - 3:53

Në vazhdën e takimeve më qytetarë, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku më Nënkryetarin e Komunës, Besim Hoti, drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku, drejtorin e Bujqësis dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina, drejtorin për Rini, Kulturë dhe Sport, Skender Merturi, kanë takuar sot banorët e fshatit Qabiq.

Banorët e lagjëve të këtij fshati shprehën shqetësimet për rrugë dhe ujë të pijes.

Kryetari Elezaj pasi dëgjoi brengat e tyre u zotua se është në shërbim të qytetarëve dhe si institucion do të angazhohet që të zgjidh të gjitha kërkesat në suaza të mundësive financiare dhe ligjore  dhe njëkohësisht ka kërkuar nga ata që të jenë aktiv dhe nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Klinës.