Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj u takua me Kryetarin e Sindikatës së Trepçës Shyqri Sadikun

2018/09/06 - 3:57

Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, e priti sot në takim Kryetarin e Sindikatës së Trepçës, Shyqri Sadikun dhe përfaqësues të Sindikatës së Minierës së Kosovës dhe Boksitit  në Klinë.

Temë diskutimi gjatë këtij takimi, ishte avancimi i hapjes e Minierës së Boksitit, e cila është  anëtare e Sindikatës së  Trepçës  që për Komunën e Klinës, kjo zonë është me interes strategjik duke u bazuar në Memorandumin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.