Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ URON BESMITARËT KRISHTERË PËR FESTEN E KRISHTLINDJES

2021/12/25 - 3:22

Në kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, u mbajt mesha e Krishtlindjes, ku ishin të pranishëm kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës dhe qytetarë.

Në këtë meshë në përkujtim të lindjes së Jezu Krishtit, Don Agim Qerkini duke u lutur për paqe, qetësi, dashuri dhe gëzim, uroi besimtarët krishterë

Besimtarët krishterë për festen e Krishtlindjes i ka uruar edhe kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj.

“Në emrin tim dhe të komunës së Klinës, ju shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë qytetarët e besimit krishterë, duke ju dëshiruar paqe, shëndet, begati e harmoni në familjet tuaja.
GËZUAR!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Elezaj.

Besimtarët krishterë kanë marrë mesazhe urimi e përgëzimi edhe nga drejtorët e drejtorive të komunës.