Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ URON QYTETARËT PËR FESTËN E VITIT TË RI 2022

2022/01/01 - 2:03

Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me rastin e festës së vitit të ri 2022, uron të gjithë qytetarët e komunës së Klinës, duke ju dëshiruar shëndet, harmoni, mbarësi e suksese në vitin vijues.

Në urimin e kryetarit Elezaj thuhet:

“Të nderuar qytetarë të Klinës, në emrin tim dhe të familjes time jua uroj festën e Vitit të Ri 2022!
Në këtë natë festive, veçanërisht dua t`i uroj familjet e dëshmorëve, të pagjeturve të luftës, invalidëve e veteranëve të luftës, që falë kontributit e sakrificës së tyre ne sonte festojmë të lirë.
Të gjithëve ju uroj një vit të mbarë, me shëndet dhe sukses për ju dhe familjet tuaja”