Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj, uron qytetarët për Vitin e Ri 2019

2018/12/31 - 1:21

Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës,

Sot, po përmbyllim një vit me plotë sfida dhe vështirësi për të gjithë, por të suksesshëm.

Me rastin e ardhjes së Vitit të Ri 2019, uroj që të gjithë së bashku, të kemi një vit të mbarë. Uroj që në vitin 2019 të keni shëndet, suksese dhe të gjitha të mirat në aspektet e jetës suaj dhe të familjeve tuajat!

Në këtë natë të ndërrimit të moteve, në mënyrë të veçantë i uroj të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve, të të  pagjeturve, si dhe të gjithë mërgimtarët, të cilët kanë ardhur nga vendet të ndryshme të Perëndimit për ta kremtuar bashkë me ne këtë kremte tradicionale, por edhe gjithë ata mërgimtarë tjerë, të cilët s’kanë mundur  të jenë sonte në vendlindjet e tyre! – thuhet ne urimin e kryetarit te Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj.