Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ VIZITOI FAMILJEN E BINAK UKËS, 76 VJEÇARIT TË ZHDUKUR NGA FSHATI BOKSHIQ

2019/06/07 - 3:19

Sot, kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë, zyrtarë të stacionit policor në Klinë dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë vizituar familjen e 76 vjeçarit nga fshati Bokshiq, i cili është zhdukur ditë më parë.

Kryetari Elezaj u ka ofruar mbështetjen e plotë institucionale familjarëve në gjetjen sa më të shpejt të familjarit të tyre. Elezaj ka theksuar se të gjithë mekanizmat e sigurisë, policia dhe FSK, do të jenë plotësisht të fokusuar në identifikimin e vendndodhjes së tij.

Binak Uka, 76 vjeçar nga fshati Bokshiq Komuna e Klinës, është zhdukur të mërkurën, më datë 4 qershor, ndërsa kërkimet e deritanishme të Policisë së Kosovës, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, prandaj kushdo që ka ndonjë informacion që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.