Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ VIZITON PUNIMET PËR RREGULLIMIN E ARGJINATURAVE TË LUMIT “DRINI I BARDHË”

2023/09/06 - 12:17

Kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, z. Enver Berisha kanë vizituar fshatin Zajm për parë nga afër punimet për rregullimin e argjinaturave te lumit “Drini i Bardhë” për mbrojtjen e shtratit të lumit si dhe pastrimin e rrjedhave ujore.
Kryetari Elezaj gjatë kësaj vizite theksoi rëndësinë e këtij projekti si njeri nga më të nevojshmit, duke pasur parasysh faktin se këto investime kontribuojnë në parandalimin dhe menaxhimin më të lehtë të vërshimeve në këtë zonë mjaft të prekur.
“Ashtu siç edhe ju kam premtuar banorëve të kësaj pjese, mbesë i përkushtuar që shtretërit e lumenjve të rehabilitohen dhe të mos paraqesin rrezik nga reshjet atmosferike”, tha kryetari Elezaj.
Vlera e projektit është mbi 50 mijë euro, investim vetanak i komunë së Klinës.