Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI I KOMUNËS, PROF. DR. ZENUN ELEZAJ  ME BASHKËPUNËTORËT, INSPEKTOI PUNIMET NË SHKOLLËN “ISMET RRACI”

2018/06/08 - 1:42

Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorët, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Prof. Arben Limani, dhe drejtorin e shkollës “Ismët Rraci”, Prof. Ahmet Krasniqi, kanë  përcjellë punimet që janë duke u kryer në ndërtimin e  objektit të ri të  kësaj shkolle.

Kryetari Elezaj, me  stafin e tij janë takuar me menaxherin e  projektit të ndërtimit  të shkollës, Ing. Bajram Beqiri, nga MASHT, i cili  njoftoi kreun komunal rreth punimeve që janë duke u zhvilluar  në këtë objekt.

Inxhinieri Beqiri,  e njoftoi  Kryetarin për  ecuritë e punimeve, i cili tha se punimet në këtë objekt  janë duke u zhvilluar me intensiteti të lartë dhe premtoi  që objekti do të jetë i gatshëm me fillimin e  vitit të ardhshëm shkollor 2018/2019.