Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj,  u takua me koordinatorin e CDI-së, z. Lavdim Osmanaj

2018/07/11 - 9:47

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj,  zhvilloi një takim informues me koordinatorin e CDI-sëz, z. Lavdim Osmanaj. Temë bosht e bashkëbisedimit të këtij takimi  kishte të bëjë lidhur me  funksionalizimin  e rrjetit të ujësjellësit, përkatësisht me projektin e ri i cili do të përfshijë shtrirjen e rrjetit të ujësjellsit, i cili do të shtrihet  në nëntë fshatra të Komunës së Klinë, si Gllarevë, Stapanicë, Rigjevë, Zabergjë, Çabiq, Gjurgjevik i Madh, Cerovik, Përçevë dhe  Stupë.

Ky projek tepër vital për  banorët e këtyre lokaliteteve, po realizohet si rezultat i donacionit nga CDI dhe është projekt i cili do të përfshijë  shumën e mjeteve financiare në vlerë prej mbi 700.000 euro.

Falë realizimit të këtij  projekti, i pritur për shumë kohë nga banorër e këtyre fshatrave, do të zgjidh problemin e ujit të pijshëm, problem ky me të cilin janë përballur  banorët e këtyre fshatrave  tash e disa vjet.

Kompania tani ka filluar të punoj në projektin detal për realizimin e këtij projekti.