Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës mori pjesë në fushatën për korrje – shirje të grurit në Komunën e Klinës 

2018/07/11 - 4:13

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina dhe drejtorin e Administratës, Binak Syla, morën pjesë në fushatën për korrje – shirje apo grumbullimit të grurit në Komunën e Klinës.

Korrjen e grurit po e vlerësoj si të suksesshme edhe vetë Bujqit në Komunën e Klinës dhe se rendimenti i grurit sivjet është i mirë dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve.

Në anën tjetër, kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, tha se komuna konform përgjegjësive që ka në procesin e korrje shirjeve, ka themeluar komisionin që verifikon dhe monitoron punën e korrje shirjeve.

Në komunën e klinës këtë vit më drithëra të bardha janë të mbjellura gjithësej 4.875 hektar. Deri me tash janë korrur afërsisht 40% e sipërfaqeve.