Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI I KOMUNËS SË KLINËS Z. ZENUN ELEZAJ DHE NËNKRYETARI Z. BESIM HOTI PRITËN PËRFAQËSUESIT E KORIT AKADEMIK TË BURRAVE TË UNIVERSITETIT TË ZAGREBIT

2018/04/07 - 6:34

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. ZenunElezaj, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, prof. Besim Hoti, Skënder Merturi, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, pritën përfaqësuesit të Korit Akademik të Burrave të Fakultetit Elektronik dhe Kompjuterik të Universitetit të Zagrebit – Kroaci, në krye me udhëheqësin, JosipDegl’Ivellio, dirigjent i këtij kori. Kryetari Elezaj, fillimisht përfaqësuesve të këtij grupi, iu shprehu mirëseardhje në qytetin e Klinës, po ashtu edhe mirënjohjen e thellë që mes disa qyteteve të Kosovës kanë zgjedhur edhe qytetin e Klinës për t’i prezantuara vlerat kulturore, të cilat i përfaqëson kori akademik i këtij universiteti. “Kultura është një nga segmentet e jetës që ndërton ura komunikimi, bashkëpunimi dhe miqësie. Popujt të ndryshëm kanë nevojë për një komunikim të tillë, sepse pasurojnë njohjen e vlerave të njëri – tjetrit. Kultura është busulla më e saktë dhe më e pagabuar e orientimit shpirtëror. Shpresoj që këtë komunikim dhe këtë bashkëpunim do ta kultivojmë dhe forcojmë akoma më shumë në të ardhmen”, pohoi ndër të tjera Kryetari Elezaj. Ndërkaq, udhëheqësi i këtij Kori, JosipDegl’ Evelio, falënderoi kreun udhëheqës të Komunës së Klinës Prof. Dr. ZenunElezaj dhe premtoi se bashkëpunimin dhe komunikimin me komunitetin e Klinës, do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ai u shpreh se është tejet i kënaqur me pritjet që janë duke i përjetuar në Kosovë gjatë performimeve të korit të tyre. “Edhe kjo pritje qa na u bë sot në Klinë, do të na lënë gjurme impresionuese dhe tepër të bukura, që do të na mbesin në gjatë kujtesën tonë”, u shpreh zoti Evelio. Kryetari i Komunës, Prof. Dr. ZenunElezaj dhe drejtori i DKRS-së, Skënder Merturi, për përfaqësuesit e Korit, por edhe organizatorët ndanë mirënjohje. Kori Akademik i Burrave i këtij universiteti në orët e mbrëmjes me moton “Koncert i muzikës korale – Koncert miqësie”, në ambientet e Famullisë “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Klinë, në ora 20:00, do të shfaqin koncert koral. Në këtë mbrëmje të këtij koncerti pritet të marr pjesë kryetari i Komunës, Prof. Dr. ZenunElezaj me stafin e tij të pushtetit lokal. Ky koncert organizohet me bashkëpunimin e Komunës së Klinës, Shoqatës Kulturore “Jehona e Dukagjinit” dhe korit “SiparantumChoir” nga Peja.