Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Zenun Elezaj priti në takim kolonelin e KFOR-it, Francesco Maioriellon

2021/06/08 - 2:53

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka pritur në takim kolonelin e KFOR-it, Francesco Maioriello-n, nga Komanda Rajonale-Perëndim (RC-Ë).

Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës, zhvillimet e fundit infrastrukturore, ekonomike si dhe situatën me pandeminë.

Kryetari Elezaj falënderoi kolonelin Maioriellon për vizitën dhe ndihmën e ofruar nga KFOR-i dhe e informoi për projektet e realizuara në Komunën e Klinës, me theks të veçantë projektet për minoritetet.

Ndërsa, koloneli Maioriello falënderoi kryetarin Elezaj për pritjen dhe bashkëpunimin korrekt që kanë pasur.