Republika e Kosoves

Klinë

KUVENDI I KOMUNËS SË KLINËS MBAJTI DEBAT ME QYTETARË

2022/06/22 - 7:52

Kuvendi i Komunës së Klinës, sot ka mbajtur debatin me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2026.

Të pranishëm ishin nënkryetarja e Komunës, znj.Marqe Tanushi-Selmanaj, kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, drejtorë të drejtorive dhe qytetarë.

Kryesuesi z.Gashi, hapi këtë takim duke i dhënë fjalën ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, z. Ajet Sejdiu.

Z. Sejdiu, para pjesëmarrësve paraqiti një përmbledhje të planifikuar të shpenzimeve dhe të hyrave buxhetore për komunën e Klinës për periudhën afatmesme 2023-2025, si dhe shpërndarjen e resurseve financiare nëpër programe komunale sipas prioriteteve të Qeverisë komunale të nxjerra nga dokumentet strategjike komunale dhe vendimet e Kuvendit të Komunës së Klinës, të cilat pasqyrohen në këtë dokument kornizë.