Republika e Kosoves

Klinë

Kuvendi komunal e mbajti seancën e V-të të rregullt të punës për vitin 2019

2019/05/31 - 2:11

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, është mbajtur seanca e V-të e rregullt e punës së Kuvendit të Komunës së Klinës, e cila është udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fadil Gashi.

Në këtë seancë morën pjesë drejtorët e drejtorive, këshilltarët komunal, përfaqësues të Policisë së Kosovës në Klinë, përfaqësues të OSBE-së  dhe të organizatave joqeveritare.

Kryesuesit i Kuvendit, Fadil Gashi propozoi që pika 4:, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për faljen e pjesshme të borxheve-qeras komunale për rastet e banimit social me kushtëzim, dhe pika 5: Pezullimi i dy vendimeve të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Klinës:

a)Vendimi 01nr.06-9089/2019 të datës 05.03.2019 lidhur me ngastrën nr.66/4 në ZK-Dresnik-Komuna Klinë

b)Vendimi 01 nr. 06-9086/2019 nr.515/4 dhe 515/6 ZK-Klinë,

të shtyhen për seancën tjetër të rregullt të punës. Ky propozim u miratua nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

Në këtë seancë, Kuvendi Komunal, përveç pikës 4 dhe 5, të cilat u vendos që të shtyhen, shqyrtoi dhe miratoi këto pika rendit të ditës:

1-Arsyetimi i mungesave

2- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar

3- Pyetje dhe përgjigje

4- 4, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për faljen e pjesshme të borxheve-qeras komunale për rastet e banimit social me kushtëzim,

5- Pezullimi i dy vendimeve të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Klinës:

  1. Vendimi 01nr.06-9089/2019 të datës 05.03.2019 lidhur me ngastrën nr.66/4 në ZK-Dresnik-Komuna Klinë
  2. Vendimi 01 nr. 06-9086/2019 nr.515/4 dhe 515/6 ZK-Klinë

6- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Transparencë në Komunën e Klinës 2019-2023

7- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për Formimin e Komisionit vlerësues-ad hoc për ndarjen e titullit “Nderi i kombit”

8- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit për Formimin e Komisionit vlerësues-ad hoc për ndarje të bursave për studentët e Komunës së Klinës.

Ndërsa, në fund të seancës u shtua pika e nëntë shtesë , Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për plotësimi ndryshim të Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të bizneseve.