Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

KUVENDI KOMUNAL KLINË MBAJTI SEANCË TE JASHTËZAKONSHME

2021/10/26 - 10:43

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës është mbajtur seancë e jashtëzakonshme. Seancën e udhëhoqi kryesuesi, z. Fadil Gashi, ku të pranishëm ishin anëtarë të kuvendit dhe drejtorë të drejtorive.

Në fillim të punimeve të seancës është mbajtur një minutë heshtje me rastin e ndarjes nga jeta të punëtorit të komunës, Elmi Krasniqi.

Kryesuesi Gashi propozoi këtë rend dite; Arsyetim i mungesave, Shqyrtim i Raportit Financiar Janar-Shtator 2021 si dhe Shqyrtim i Planit të Veprimit për Integritet. Kuvendi miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës.