Republika e Kosoves

Klinë

LAGJJA “ARBËRIA” E KLINËS BËHET ME NDRIÇIM PUBLIK

2018/07/04 - 10:40

Komuna e Klinës është e përkushtuar që në lokalitetet e saj të investojë në shumë fusha të jetës infrastrukturore, krejt me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve të saj.
Këtë të dhënë e argumenton edhe investimi i sotëm, i cili u realizua në lagjen më të madhe të këtij qyteti, “Arbëria”, me ç’rast falë angazhimit dhe investimit nga buxheti i Komunës, kjo lagje u bë me ndriçim publik, një segment tejet i rëndësishëm i jetës së banorëve të kësaj lagje, që deri sot ka munguar.
Ndriçimi i kësaj lagjeje ishte kërkesë e kamotshme e këtyre banorëve, kërkesë kjo që realitet u bë sot.
Gjatë përurimit të këtij projekti, kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, premtoi se Komuna në këtë lagje ka paraparë realizimin e disa prioriteteve tjera infrastrukturore me interes për banorët e kësaj lagje.
Banorët e kësaj lagje iu gëzuan realizimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe tepër i nevojshëm.