Republika e Kosoves

Klinë

Mbahen garat komunale në kreativitet kulturor dhe mendim kritik

2019/04/12 - 10:13

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e arsimit, duke zbatuar dhe realizuar programin nacional për rininë, ka filluar të mbajë garat komunale në kreativitet kulturor dhe mendim kritik.

Garat kanë filluar të mbahen më datë 10 prill dhe do të vazhdojnë deri sot, më datë 12, në deri në orën 17, në sallën e qendrës së kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Garat komunale në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, sipas udhëzimeve të Koordinatorit nacional për rininë, janë organizuar në kategoritë: art pamor, art muzikor, recitim/teatër, hartim/poezi, debat, ese hulumtuese.

Qëllimi i garës është futja e frymës garuese ndërmjet nxënësve dhe shkollave më qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim.

Në garën komunale, ku janë përfshirë nxënës të të gjitha niveleve shkollore, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, po marrin pjesë 470 nxënës që janë kualifikuar në garën shkollore që është organizuar gjatë muajit mars.

Këto gara ka zgjuar interesim të dukshëm te nxënësit dhe prindërit, sepse për herë të parë organizohet në përmasa të tilla.