Republika e Kosoves

Klinë

Mbahet aktiviteti “Komuna e Hapur”

2018/07/12 - 2:54

Gjatë aktiviteteve të ditës “Komuna e Hapur”, Kryetari Elezaj, priti sot në vizitë qytetar të shumtë të cilët u interesuan rreth zhvillimeve të fundit në komunë e Klinës në sferat e ndryshme.

Kryetari Elezaj falënderoi të gjithë qytetarët të cilët e vizituan sot dhe kontribuan në promovimin e vlerës së transparencës në institucionet tona, të shohin ambientet e punës, të njihen nga afër me të zgjedhurit e tyre etj. Ai gjithashtu i siguroi ata se bashkëpunimi me qytetarët do të thellohet në interes të tyre dhe të komunës dhe u zotuar se ky bashkëpunimi do të intensifikohet çdo ditë e më shumë.