Republika e Kosoves

Klinë

Mbahet Debati me Publikun për Draft- Buxhetin 2019-2021

2018/09/18 - 4:03

Në sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, është mbajtur Debati me Publikun, me temën për Draft-Buxhetin për vitin 2019-2021.

Të pranishëm në këtë takim përveç kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ishin edhe drejtorë nga drejtoritë komunale, përfaqësues të fshatrave, OJQ-të dhe qytetar që kanë shprehur interesim për pjesëmarrje.  Debati u kryesua nga drejtori i Drejtorisë për Zhvillim dhe Financa, Aziz Desku, ku  me këtë rast ai i njoftoi të pranishmit rreth procesit të finalizimit të buxhetit  komunal  për vitin e ardhshëm.

Gjatë këtij debati ndër pikat kryesore të cekura kanë qenë problemi me ujë të pijes, asfaltimi i rrugëve si dhe trajtimi i ujërave të zeza por si temë kryesore ishte trajtimi i ujërave të zeza problem me të cilin po ballafaqohen  shumë fshatra të Komunës së Klinës.

Ndërsa, Elezaj gjatë fjalës së tij tha se: “Ne kemi një projekt që është duke u implementuar për furnizim me ujë të pijes nga një fondacion zviceran CDI që implementohet nga kompania regjionale “HidroDrini”,  dhe kushti kryesor për shtrirjen e rrjetit të ujit në fshatra është ta kemi burimin e ujit. Komuna e Klinës do të vazhdoj që të përmbush kërkesat e qytetarëve aty ku është mëse e nevojshme si në infrastrukturë rrugore, kanalizime, ujit të pijshëm etj, dhe shumë shpejte do të filloj edhe emërtimi i rrugëve , projekti i cili është në përfundim, ka thënë Elezaj.