Republika e Kosoves

Klinë

Mbahet debati me publikun për Draft – Rregulloren mbi Themelimin dhe Strukturimin e Asambleve Komunale të Fëmijëve

2019/04/16 - 1:19

Në sallën e Kuvendit Komunal, në Klinë, është mbajtur debat më publikun, ku u diskutua Draft – Rregullorja mbi Themelimin dhe Strukturimin e Asambleve Komunale të Fëmijëve.

Takimin e udhëhoqi  kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit, përfaqësues të organizatës “Save the Children”, “Syri i Vizionit”,  mësimdhënës dhe nxënës të shkollave të mesme të ulëta të Komunës së  Klinës.

Përmes kësaj rregulloreje parashihet që nga të gjitha Shkollat e Mesme të Ulëta, të delegohen përfaqësues të zgjedhur për Asamblenë Komunale të Fëmijëve, të cilët do të aktivizohen në zhvillimin dhe realizimin e veprimeve në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit, punës humanitare dhe aktiviteteve tjera me interes për fëmijët dhe komunitetin.

Në fund të mbledhjes nga të pranishmit u dhanë këshilla dhe rekomandime lidhur me Draft – Rregulloren mbi Themelimin dhe Strukturimin e Asambleve Komunale të Fëmijëve. Kryesuesi Gashi falënderoi organizatat “Save the Children” dhe “Syri i Vizionit” për mbështetjen dhe kontributin e tyre të dhënë në këtë drejtim.