Republika e Kosoves

Klinë

MBAHET DISKUTIM PUBLIK PËR PROFILIN KOMUNAL DHE VLERËSIMIN E GJENDJES EKZISTUESE TË PLANIT ZHVILLIMOR KOMUNAL TË KLINËS 2023 – 2031

2023/11/17 - 6:17

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur diskutim publik për Profilin Komunal dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të Planit Zhvillimor Komunal të Klinës për vitet 2023 – 2031.
Të pranishëm ishin kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, dekani i Departamentit të Arkitekturës në UBT, Dr. Sc. Binak Beqaj, drejtorë të drejtorive, menaxherja e kontratës, znj. Arbrora Thaqi dhe qytetarë.
Gjatë këtij debati është theksuar rëndësia e këtij dokumenti i cili do të sigurojë një bazë për një zhvillim të qëndrueshëm për komunën e Klinës.
Kryetari Elezaj shtoi se objektivat e këtij plani do të ndikojnë në zhvillimin dhe avancimin e të gjitha digastereve e përmirësimin e cilësisë duke filluar nga shërbimet, zhvillim i infrastrukturës së nevojshme në funksion të qytetarëve dhe bizneseve, shfrytëzimi i resurseve për zhvillim ekonomik për gjeneratat e ardhshme si dhe balancimin e zhvillimeve hapësinore.
Ky dokument i rëndësisë kaq të veçantë do të kalojë edhe në faza të tjera të diskutimit publik për Kornizën e Zhvillimit Hapësinor për të cilat do të njoftoheni me kohë nga Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Klinës.