Republika e Kosoves

Klinë

Mbahet seanca e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Klinës

2018/06/29 - 4:03

Në Klinë është mbajtur seanca e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Klinës , e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit , Fadil Gashi. Pjese e këtij kuvendi ishin edhe Kryetari i Komunës , Prof.dr. Zenun Elezaj, nënkryetari , Besim Hoti, drejtorët dhe anëtarët e kuvendit si dhe pjesëmarrës të rregull nga KFOR, OSBE dhe OJQ KOHA, OJQ ZANA si dhe qytetaret që kanë shprehur interesim për pjesëmarrje.

Pikat e rendit të ditës janë shqyrtuar ashtu si ishin paralajmëruar në njoftimin paraprak. Si pikë me diskutuese ishte pika e pestë e rendit të ditës ku është diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019-2021, ku rreth kësaj kornize ka referuar Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Aziz Desku. Desku ka raportuar edhe për Planin e lokal të Veprimit gjithëpërfshirës për komunitetin Rom , Ashkali dhe Egjiptas për periudhën 2018-2021. Diskutimi ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës, si për Draft-Rregulloren, për kushtet dhe mënyrën e bllokimit dhe zhvendosjen e automjeteve për lëshuarjen në diskutim publik, duke vazhduar me piken tjetër të Miratimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal, ku për këtë pikë ka referuar Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjente, Ibër Elezaj.  Dhe në fund është diskutuar për Formimin e komisionit për Hartimit e Projekt-Statutit të Qendrës për Punë Sociale, ku referoi drejtori i kësaj qendre Ilir Bacaj.