Republika e Kosoves

Klinë

Mbahet seanca e X-të e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2018

2018/11/30 - 2:49

Është mbajtur seanca e rregullt  e Kuvendit të Komunës së Klinës , e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit , Fadil Gashi. Të  pranishëm në  këtë  seancë ishin edhe Kryetari i Komunës , Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetari , Besim Hoti, drejtorët dhe anëtarët e kuvendit si dhe pjesëmarrës të OSBE- së,KFOR-it dhe OJQ-ve nga Klina, si dhe qytetarë nga Komuna e Klinës.

Pikat e rendit të ditës janë shqyrtuar ashtu si ishin paraparë  në  njoftimin paraprak dhe janë  miratuar me pajtimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal.

 

Ju njoftojmë së seancën mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti në Radio Alba.