Republika e Kosoves

Klinë

MBAHET TAKIM PUNE ME DREJTORËT E RINJ TË SHKOLLAVE

2023/03/10 - 2:00

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija kanë pritur në takim drejtorët e rinj të zgjedhur të shkollave të Komunës së Klinës.

Kryetari Elezaj dhe drejtori Sejdija i uruan drejtorët e shkollave për pranimin e detyrës  dhe shumë suksese në menaxhimin e tyre.

Elezaj kërkoi nga drejtorët e sapozgjedhur angazhim maksimal për arsim cilësor dhe të ndihmojë shkollën dhe zhvillimin e saj në të gjitha fushat.