Republika e Kosoves

Klinë

Mbahet takimi mes drejtorëve komunal dhe banorëve te banesave sociale

2018/12/14 - 6:07

Më qëllim të lehtësimit te komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve lokale dhe rritjes se llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)  së bashku më drejtorin e  Urbanizmit, Lorenc Marlekun, Drejtorin e Financave, Aziz Deskun dhe Drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Skender Mërturin  kanë mbajtur  sot takimin me banorët e banesave sociale (objekti i vjetër), ku u diskutua  për mungesë e garazheve për lënien e druve dhe problemet tjera.

Përmes këtij këtij takimi u identifikuan  çështjet  që i preokupojnë qytetarët që  banojnë në banesat sociale (objekti i vjetër), në mënyrë që këto prioritete të përfshihen në planet e komunës  për vitet e ardhshme.