Republika e Kosoves

Klinë

Mbi 300 nxënës klinas morën pjesë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës KANGAROO 2018

2018/03/19 - 8:27

Instituti ATOMI, me përkrahje nga MASHT dhe autorizim të Asociacionit Kangourou Sans Frontieres (AKSF), kanë organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës në Kosovë. Kangaroo është gara me e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talentëve të fushës së matematikës.

Klinë, 17 mars

Mbi 300 nxënës të Komunës së Klinës të nivelit fillor dhe të mesëm kanë marrë pjesë në Garën Ndërkombëtar të Matematikës KANGAROO. Fillimin e garës ( testit), që është mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme Teknike “ Fehmi Agani” në Klinë, të shtunën paradite, e ka përcjellë nga afër drejtori i Arsimit, Arben Limani, i cili ka inkurajuar dhe përgëzuar nxënës e arsimtarë për këtë garë. “ Interesimi i nxënësve për të marrë pjesë ka qenë jashtëzakonisht i madh. Organizimi është mjaftë i mirë dhe kjo garë është një forme e mirë për nxënësit që të ambientohen në testet e ardhshme dhe që të shpalosin talentin e tyre në lëndën e matematikës”, ka thënë Drejtori Limani, sipas të cilit pushteti lokal është i përkushtuar në rritjen e cilësisë në arsim sidomos në lëndën që janë prioritare, siç është matematika. Për mbarëvajtjen e garës është përkujdesur DKA-ja në Klinë në bashkëpunim me arsimtarët e lëndës së matematikës.

Instituti ATOMI, me përkrahje nga MASHT dhe autorizim të Asociacionit Kangourou Sans Frontieres (AKSF), kanë organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës në Kosovë. Kangaroo është gara me e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talentëve të fushës së matematikës.

Të drejte pjesëmarrje në këtë garë kanë pasur të gjithë nxënësit prej klasës ll (2) deri Xll (12), pa marrë parasysh suksesin e tyre.

Vitin e kaluar në këtë garë, kanë marrë pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 170 shtete të ndryshme të botës.

Komuna e Klinës, ka pasur vazhdimisht talentë të matematikës, të cilët janë dalluar në garat e ndryshme ndërkombëtare.