2022/05/02 - 10:44
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka shprehur urimet e përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë, duke ju uruar shëndet, begati e mbarësi.
“URIME FESTA E FITËR BAJRAMIT!
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit, sakrificës, durimit e solidarizimit me të tjerët, sot, besimtarët myslimanë, festojmë Fitër Bajramin.
Të nderuar qytetarë e bashkatdhetarë, në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh urimet më të sinqerta për këtë festë të gjithë besimtarëve myslimanë, duke ju dëshiruar agjërim të pranuar, shëndet, begati e mbarësi në familjet tuaja!”, ka thënë Elezaj.