Republika e Kosoves

Klinë

MESAZH URIMI I KRYETARIT TË KOMUNËS, ZENUN ELEZAJ, ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT

2022/07/09 - 10:50

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka shprehur urimet më të sinqerta për festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi në familje.

“Të nderuar qytetarë, familje të dëshmorëve, martirëve e veteranëve të luftës së UÇK-së, me rastin e festës së Kurban Bajramit dëshiroj që në emrin tim dhe të komunës së Klinës, t`ju shpreh urimet më të sinqerta për këtë festë të gjithë besimtarëve myslimanë, duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.

Festa e Kurban Bajramit na nxitë për më shumë tolerancë, mirëkuptim, vepra të mira e solidaritet me njëri tjetrin, në veçanti me personat që kanë nevojë për ndihmë, andaj uroj që këto vlera të kësaj feste të na përcjellin çdo ditë.

Urime të gjithëve festen!”, ka shtuar në fund Elezaj.