Republika e Kosoves

Klinë

MESAZHI I URIMIT TË KRYETARIT ELEZAJ PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

2020/07/31 - 12:13

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e urimit thuhet:

“Të nderuar qytetarë, familje të dëshmorëve, martirëve e veteranëve të luftës së UÇK-së, me rastin e festës së Kurban Bajramit, dëshiroj që në emrin tim dhe të Komunës së Klinës, të i`u shpreh urimet më të sinqerta për këtë festë të gjithë besimtarëve myslimanë, duke i`u dëshiruar shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.

Ky është bajrami i dytë që po e festojmë në kushte të jashtëzakonshme, duke mos pasur mundësi të faljes së bajramit në xhami e duke i kufizuar vizitat te familjarët, për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19.

Në këto rrethana, ftoj të gjithë që të i përmbaheni udhëzimeve të mjekëve dhe vendimeve të institucioneve, për mbajtjen e distancës e masave mbrojtëse.

Duke u lutur që ky të jetë bajrami i fundit që e festojmë në kushte të tilla, iu uroj të gjithëve festen.