Republika e Kosoves

Klinë

MIRUSHA COMPANY PËR FAMILJEN E AFRIM HAZIRIT NDËRTOI SHTËPI TË RE

2018/12/29 - 4:54

Në vigjilje të festës së Vitit të Ri, firma “Mirusha Company” nga Klina ka gëzuar me ndërtimin e një shtëpie të re familjen  5 anëtarëshe të Afrim Hazirit nga fshati Jashanicë të Komunës së Klinës.

Në përurimin e kësaj shtëpie, që u bë sot, mori pjesë kryetari I Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me pronarin e kësaj kompanie, z. Mentor Selimi, të cilët njëherësh kryefamiljarit  Afrim Haziri i dorëzuan çelësat e kësaj shtëpie të re.

Kryetari I Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i ngazëllyer për këtë veper humane uroj kryefamiljarin Haziri, duke iu premtuar se interesimi i Komunës për familjen me gjendje të pastrehë dhe të rëndë sociale nuk do të mungojë.

Pronari I kompanisë, z. Mentor Selimi, premtoi se edhe në të adhmen do të ndihmojë familjet të cilat kanë nevojë për sigurimin e strehimit dhe se ndjenja e humanizmit nuk do t’I mungojë as në të ardhmen,

Kryefamiljari I familjes, duke mos mundur t’i fsheh lotët e gëzimit falënderoi Kryetarin e Komunës për kujdesin, por edhe pronarin e kompanisë pë këtë vepër solidare.

Ai kishte jetuar në kushte tepër të vështira dhe nga sot ka stëpinë e re, që mund ta gëzojë.

Ndjenja e një gezimi të madh vërehej edhe tek fëmijët dhe bashkëshortja e Hazirit.

Kjo dhuratë e bukur për familjen Haziri erdhi në një moment festiv, në prag të këtij  Vitit të Ri.