Republika e Kosoves

Klinë

NDAHEN MIRËNJOHJE PËR NDER TË 7 MARSIT, DITËS SË MËSUESIT

2023/03/07 - 5:15

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, për nder të  7 Marsit- Ditës së Mësuesit është mbajtur ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve dhe dhuratave simbolike, orë dore për mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë të shkollave të komunës së Klinës që janë pensionuar mes dy 7 Marseve.

Pjesëmarrës gjatë kësaj ceremonie ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija, kryetari i sindikatës së Arsimit, z. Arif Elezaj, mësimdhënës,  drejtorë të shkollave dhe media.

Para të pranishmëve kryetari Elezaj me një fjalë rasti shprehi falënderimin në këtë ditë të rëndësishme për arsimin shqip, për të kujtuar gjithë kontributin e mësimdhënësve tanë e të ju themi që ju jemi mirënjohës gjithmonë ndër breza,- ka thënë Elezaj.

Gjithashtu edhe drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija i uroi gjithë mësimdhënësit që të kenë shëndet dhe të vazhdojnë të jenë këmbëngulës e vizionar në misionin e tyre.