Republika e Kosoves

Klinë

NDAHEN MIRËNJOHJE PËR NXËNËSIT E SUKSESSHËM PËR NDER TË DITËS SË ÇLIRIMIT

2022/06/17 - 6:44

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku me nënkryetaren, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj dhe drejtorin e Arsimit z. Qemajl Sejdija, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe mësimdhënës kanë organizuar për nder të Ditës së Çlirimit të Klinës- 18 Qershorit një takim me nxënësit e shkollave të komunës së Klinës, të cilëve ju ndanë mirënjohje për suksesin e treguar në gara dhe olimpiada në nivele të ndryshme nacionale e ndërkombëtare, siç janë garat gjithëkombëtare të matematikës, Kangaroo, edukatë fizike, ese etj., që janë zhvilluar gjatë vitit shkollor 2021/2022.

Kryetari Elezaj gjatë këtij takimi me një fjalë rasti përshëndeti gjithë të pranishmit dhe uroi që Klina të ketë çdo vit e më shumë talentë të rinj e ne si institution do jemi çdoherë krah i mbështetjes.

Drejtori i DKA-së z. Sejdija, ka falënderuar dhe uruar nxënësit për suksese të tjera edhe më të mëdha në formimin e tyre të gjithanshëm intelektual në frymën e zbatimit dhe realizimit të kompetencave të parapara me kurrikulat e reja arsimore.