Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË BËHET ZBULIMI I SHTATORES SË HEROIT TË KOMBIT FARUK ELEZAJ

2023/05/21 - 6:28

Sot, në njëzetë e pesë vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Faruk Elezaj, kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së, veteranë të luftës, bashkëluftëtarë e familjarë të Farukut dhe qytetarë, në sheshin që me krenari mban emrin e tij është bërë zbulimin i shtatores së këtij flakadani të lirisë, i cili në lule të rinisë ra heroikisht për tokën e Kosovës, sot, 25 vjet më parë, për të mos vdekur kurrë.
“Farukun të pavdekshëm e bëri jeta dhe vepra e tij e skalitur me shkronjat e arta me epitetin më lartësues dhe më vlerësues, dëshmor i kombit dhe i atdheut të tij.
Në këtë ditë, me nderime kujtojmë, bashkëluftëtarët e Farukut, dëshmorët e kombit të rënë po në maj të vitit 1998, Arben Halitin, Arben Krasniqin, Xhezair Sylen, Qaush Fazlinë dhe të gjithë dëshmorët e kombit.
Në nderim të veprave heroike të tyre, bashkë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj kemi bërë homazhe në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, te pllaka përkujtimore e dëshmorit Myrtë Zeneli, te busti i dëshmorit Arben Haliti dhe te shtatorja e heroit të kombit Faruk Elezaj në Klinë.
Lavdi dëshmorit të kombit Faruk Elezi!
Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!” – ka thënë kryetari Elezaj.