Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË, ËSHTË MBAJTUR SEANCA E XI-të E KUVENDIT TË KOMUNËS

2018/12/28 - 4:03

Në Klinë, në  sallën e Kuvendit të Komunës, është mbajtur seanca e Xl –të e rregullt e punimeve të Kuvendit, ku morën pjesë strukturat qeverisëse të Komunës, kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, prof. Besim Hoti, nënkryetar i Komunës, drejtorë të drejtoive komunale, përfaqësues të KFOR-it, Policisë së Kosovës, OSBE, organizata joqeveritare dhe qytetarë.

Seanca u udhëhoq nga kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, i cili në fillimisht nga të pranishmit në nderim të  pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe ish- luftëtarit të UÇK-ës, të vrarë ditën e djeshme në Istog, z. Izet Demaj, kërkoi një minutë heshtje.

Seanca vrazhdoi punimet në bazë të rendit të ditës, duke u shqyrtuar disa çështje të rëndësishme.   Në këtë seancë u diskutuan dhe shqyrtuan rekomandimet e Komitetit për  Politikë dhe Financa, Draft-rregullorja për Tarifa, Ngarkesa  dhe Gjoba Komunale, Draft- ndryshimet e Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluaajtshme. Me këtë rast, po ashtu, anëtarët e Kuvendit diskutuan dhe shqyrtuan edhe Draft-statusin e Qendrës për Punë Sociale, Strategjinë e Komunikimit dhe Kontaktit dhe në fund u diskutua për Propozim-vendimet për pagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike në hapësirat publike.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e Kuvevdit të Komunës.

Në fund të seancës, Kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, ju uroj Vitin e Ri 2019, me dëshirat më të mira për shëndet, mbarësi dhe suksese në angazhimet e tyre profesionale  dhe gjithë aspektet e jetës personale dhe familjare.