Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë, është mbajtur takim për Hartat Zonale

2019/01/10 - 4:39

Në sallën e Konferencave të Komunës së Klinës,  është mbajtur takimi i përbashkët në mes të Ekzekutivit të Komunës dhe kompanisë projektuese “INSI” nga Prishtina. Në takim i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun  Elezaj, po ashtu edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë këtij takimi u diskutua për hapat finalizues të realizimit të projektit për Harta Zonale të Komunës së Klinës.

Kryetari Elezaj, lidhur me këtë dokument tejet të rëndësishëm, theksoi se  Komuna mbetët e përkushtuar dhe tejet bashkëpunuese  për një rezultat final sa më të mirë.

Kjo kompani për realizimin e këtij projekti ka tre vjet që është përfituese dhe zotohet se projektin do ta realizojë brenda afatit optimal.