Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË FILLOI FESTIVALI FOLKLORIK GJITHËKOMBËTAR, “I KËNDOJMË LIRISË”

2019/06/06 - 6:15

Në Çabiq të Klinës, në vendlindjen e Komandantit të shquar të UÇK-së Mujë Krasniqit, para Kullës muze, solemnisht filloiedicioni i 19-të  i Festivalit folklorik mbarëkombëtar  “I këndojmë lirisë” për të vazhduar për tri net me radhë, më 6, 7 e 8 qershor në Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Para se të përformonin  tri ansamblet, “Jehona e Dukagjini”, ansambli “, nga Klina, ansambli ” Rugova”, nga Peja, dhe “ Ardhmëria”, nga Gjakova, u bë inaugurimi i oborrit të kullës duke i dhenë një pamje krejtësisht të re ambientit përreth kullës, duke e shndërruar këtë në një amfiteatër.

Aktin solemn të prerjes se shiritit e benë kryetari i komunës se Klinës, prof. Dr Zenun Elezaj, Rexhep Selimi, Hysni Shabani, Isa Xhemajli, Lahi Ibrahimaj, Fadil Gashi.

Po ashtu, u zbulua edhe pllaka e kullës së rezidencës, dijës, dhe pushkës, që njëkohësisht kjo kullë ishte çerdhe e UÇK-se, në të cilën u morën vendime të rëndësishme,

Hapjen e festivalit e bëri Kryetari i komunës, prof Dr. ZenunElezaj, i cili duke u uruar mirëseardhje mysafirëve, ndër të tjera tha në 20 vjetorin e çlirimit të Klinës dhe Kosovës, Festivali po mbushë 19 vite të organizimit dhe ekzistencës, duke e bërë Klinën sofër bujare të këngës, valles e folklorit burimor tradicional shqiptar.

“Ndjehem shumë i nderuar të jem sot këtu me ju, në vendlindjen e Komandantit legjendar, Mujë Krasniqit, por edhe të dëshmorëve dhe martirëve të tjerë të lirisë së Kosovës, në Çabiqin e rezistencës kombëtare, ku Klina dhe mbarë Shqiptaria, kujton me krenari veprën heroike të luftëtarëve të lirisë, të cilët ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë, dhe feston datëlindjen e Komandantit të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqit.

Mirë se keni ardhur në Çabiqin heroik, ku pranë kësaj Kulle monumentale, bëjmë hapjen e Festivalit Folklorik, të 19-të me radhë, me moton “I këndojmë lirisë”, dhe të festojmë bashkë datëlindjen e Komandantit të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqit, ashtu siç Muja do të donte, me valle e këngë për atdhe e mëmëdhe, pasi ai vetë, me dëshmorë të tjerë, hyri në këngë e në historinë tonë.

Sot, në këtë ditë të veçantë, jemi tubuar në Çabiq për ta nderuar dhe kujtua me pietetin më të lartë, për ta rilindur në kujtesë, njeriun që dha gjithçka nga vetja, jetën e tij ia kushtoi mëmëdheut, vetëm e vetëm që ne sot të jetojmë dhe të kremtojmë në liri.

Ky kujtim dhe këto përpjekje për ta mbajtur të gjallë emrin dhe veprën e Mujës, është një borxh modest yni drejtë vlerave që ai na ka lënë ne, gjeneratave që janë dhe atyre që do të vijnë gjatë tejkohërave, pasi atdheu asnjëhërë nuk i harron dëshmorët e tij, që janë themel i lirisë, paqes dhe i vet shtetit.

Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit- Komandant Kapuçit”, tha ndër të tjera kryetari Elezaj.

Ndërkaq, ai shtoi se në këtë odeon kulturor jam i nderuar dhe tepër i lumtur që në emër të organizatorit të shpall hapjen e festivali të 19-të, folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”.Ky është një  manifestim Folklorik gjithëkombëtar, ndërsadëshmorët ata që dhanë jetën për liri  hyjnë në histori dhe  e bënë historinë.

Festivali vazhdon për tri net kurse në natën e parë do të paraqiten 14 grupe, rapsodësh, valltarësh dhe instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare. U shtrua edhe sofra e Çabiqit me ushqime tradicionale.

Festivali ka karakter garues, ndërsa çmimi kryesor, është ai “Mujë Krasniqi”.