Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë filluan përgatitjet për parandalimin e etheve hemorragjike

2019/03/23 - 9:23

Drejtoria e SHëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në koordinim me QKMF-në “Nënë Tereza “, në Klinë, sot filluan përgatitjet në zhvillimin e aktiviteteve lidhur me zbatimin e masave në parandalimin e etheve hemorragjike.

Aktivitetet do të realizohen në të gjitha shkollat e Komunës së Klinës ,institucionet fetare, në grupe të caktuara etj. 

Do të shpërndahen liflete me informata ilustrative për mbrojtje nga rriqrat. Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike, krime-kongo(EHK), në Komunën e Klinës do të fillojë edhe fushata e repelimit(dezinsektimit) të kafshëve në 13 fshatra.