Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË HAPET EKSPOZITË “DHUNA NUK FSHEHET MRENA MUREVE”

2022/09/06 - 9:39

Komuna e Klinës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë hapur sot ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, në hollin e Galerisë së Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Nënkryetarja e Komunës së Klinës, Marqe Tanushi-Slemanaj, me një fjalë rasti tha se kjo ekspozitë ka ardhur si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit në Kosovë ku numri i viktimave të dhunës në familje është kryesisht gra dhe mbetet shqetësuese. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është luftimi i kësaj dukurie në nivel lokal dhe gjithëshoqëror.
Po ashtu edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Fatjona Gashi, në një intervistë theksoi faktin se kjo dukuri duhet të luftohet nga të gjitha instancat e larta institucionale e mbi të gjitha kërkohet vetëdijesim i të gjithë neve për veprim të përbashkët që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 9 shtator.

Ky projekt është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian përmes UN Women dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).