Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë, nesër vazhdon aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”

2018/11/30 - 3:39

Komuna e Klinës, nesër do të vazhdoj me aksionin “ Ta Pastrojmë Kosovën”, ku këtij aksioni do ti bashkohet edhe Kryeministri i Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof .Dr. Zenun Elezaj, dhe stafit të tij, grupe rinore të partive politike, OJQ-të, qytetar klinas si dhe një grup i vullnetareve nga “Let’s Do It Kosova”.

Aksioni do të filloj nga ora 09:00 deri ne 12:00, në rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë , kryesisht në fshatrat përgjatë rrugës Gllarevë –Dollc.

Gjatë këtij aksioni planifikohet të hiqen deponi ilegale të mbeturinave inerte, mbetje të plastikave dhe mbeturina të tjera që janë përgjatë brigjeve të rrugës.

Ndërsa, këtij aksioni për pajisje,  ngarkim dhe bartje do ta ndihmojnë  “Mirusha Company” dhe  kompania “Ambienti”, që të dyja nga Klina.