Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë shënohet 7 marsi, dita e mësuesit

2019/03/07 - 3:26

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur ceremoni solemne më rastin e ditës së mësuesit, 7 marsin.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, mësues dhe drejtorë të shkollave të komunës së Klinës dhe nxënës.

Duke uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 marsit, kryetari Elezaj gjatë fjalës së tij, theksoi se është nder i veçante që sot të mblidhemi dhe të kujtojmë me respekt të thellë të gjithë mësuesit dhe rilindësit, që dhanë një kontribut shumë të rëndësishëm në përhapjen e dijes në trevat shqiptare dhe edukuan në frymë patriotike breza të tërë.

Ai shtoi se, si institucione lokale, mbetemi të përkushtuar që arsimi të merr vëmendjen e duhur institucionale, me qëllim që mësimdhënësve të iu krijojmë kushte të mira pune në edukimin dhe arsimimin e brezave.

Gjatë kësaj ceremonia më një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arben Limanaj. Ai theksoi se arsimi është ndër hallkat më të rëndësishme të shtetit dhe se edukimi dhe arsimimi i fëmijëve tanë është obligim i ynë institucional e moral.

Në fund u ndanë mirënjohje për mësuesit pensionistë dhe personel arsimor si dhe nxënës të dalluar nga të gjitha institucionet edukativo arsimore në Komunën e Klinës.