Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË SHËNOHET DITA E TOKËS

2022/04/22 - 1:15

Nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znjsh. Fatjona Gashi, Asamblenë komunale të Fëmijëve dhe Këshillin e Nxënësve në nivel komunal, kanë shënuar në mënyrë simbolike ditën e tokës, ku të gjithë së bashku kanë arritur të pastrojnë disa hapësira në qytet dhe hapësirat e gjelbëruara të lumit Klina.
Nënkryetarja znj.Selmanaj, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, që me vullnet të mirë kontribuan sot në këtë aktivitet.
Ajo gjithashtu me një mesazh inkurajues, bëri thirrje për ndërgjegjësim të qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit.
“Ditë e tokës, duhet të jetë çdo ditë! Andaj të promovojmë sa më shumë veprime tona në të mirë të natyrës dhe shëndetit”, tha në fund nënkryetarja Selmanaj.